Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së dielës fshatin Mgull, në Njësinë Administrative Pult, në zonën e Dukagjinit. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, rreth orës dyshohet se dy persona, të identifikuar me inicialet L. Gj. dhe P. Gj., babë e bir, janë vrarë me armë zjarri. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur rëndë edhe shtetasi me inicialet L.
B., i cili është dërguar për trajtim mjekësor. Pas marrjes së njoftimit, forca të shumta të Policisë Vendore dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, janë nisur drejt vendngjarjes. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe grupi i posaçëm hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të rastit, zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit apo autorëve.
Ndërkohë, Policia ka intensifikuar veprimet për kapjen e personit ose personave të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
