Vora bën befasi, mund Dinamon që e kishte mendjen tek Europa

0%

SVora bën befasi, mund Dinamon që e kishte mendjen tek Europa! Skuadra e Vorës ka bërë një surprizë që në javën e parë të Superiores, teksa ka mundur me shifrat 1:0 Dinamon në ndeshjen e luajtur në “Elbasan Arena”.

Me blutë që vinin në këtë ndeshje me rotacion duke menduar për mesjavën në Eurorë, vorakët kanë shfrytëzuar më së miri shansin dhe pasi shënuan shpejt me Gjylën, u mbrojtën me rregull duke lejuar pak raste përballë Harizajt.

Kështu, ata morën tre pikë shumë të rëndësishme në startin e kampionatit, përballë një ekipi që mendohet se këtë sezon do të jetë përsëri një rival për titullin kampion

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot