Zjarr prej dy ditësh në afërsi të Volljakut, nga fshati kërkohet

0%

Një zjarr që ka përfshirë një zonë në afërsi të Volljakut, në komunën e Klinës, po vazhdon prej dy ditësh. Përmes një postimi të bërë nga banorët e fshatit, është kërkuar ndërhyrje urgjente nga organet kompetente, përfshirë zjarrfikësit, Komunën e Klinës dhe institucionet tjera përgjegjëse.

Sipas postimit, zjarri ka përfshirë zonën nga Qestati deri te Fusha e Mullinit, duke paraqitur rrezik për natyrën, pronat dhe banorët e zonës. Banorët kanë bërë apel që ekipet profesionale të ndërhyjnë sa më shpejt dhe me kapacitetet e nevojshme për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit, para se situata të përkeqësohet.

Po ashtu, qytetarëve që ndodhen në zonë u është bërë thirrje të tregojnë kujdes dhe të mos rrezikojnë jetën duke tentuar të ndërhyjnë pa pajisje dhe pa koordinim me ekipet profesionale. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com