Ekskluzive | Ky është i dyshuari që goditi policin në krye të detyres

0%

Zyrtari policor Altin Kryeziu nuk ia doli. Pas shtatë ditësh betejë për jetën, polici i ri ka ndërruar jetë sot si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar në aksidentin e 16 gushtit në Malishevë, derisa ishte në krye të detyrës duke rregulluar trafikun.

Sinjali ka mësuar se personi i dyshuar për shkaktimin e aksidentit është Faton Gecaj rreth 27 vjeçar , i cili ishte arrestuar menjëherë pas ngjarjes. Detajet e siguruara nga Sinjali zbulojnë edhe dinamikën e rëndë të aksidentit, i cili nisi me një goditje dhe përfundoi vetëm 132 metra më tej, pas një serie përplasjesh.

Ngjarja kishte ndodhur më 16 gusht, rreth orës , në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Sipas informacioneve të Sinjalit, Gecaj dyshohet se po drejtonte një automjet Honda në drejtim të ambulantës, kur pranë nënkalimit fillimisht ka goditur nga prapa një Golf. Drejtuesi i Golfit në ato momente ishte ndalur para vendkalimit për këmbësorë, duke u dhënë përparësi atyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por Honda nuk u ndal pas goditjes së parë. Sipas të dhënave të rastit, i dyshuari ka vazhduar lëvizjen duke rritur shpejtësinë dhe, disa metra më tej, ka goditur një VW Amarok, i cili ndodhej i parkuar jashtë rrugës. Automjeti ka vazhduar tutje dhe në trajektoren e tij ndodhej polici Altin Kryeziu, i cili po rregullonte trafikun.

Kryeziu është goditur nga automjeti dhe, sipas raportit, është bartur me vete për disa metra, deri në momentin e një përplasjeje tjetër me një VW Golf që ndodhej i ndalur. Nga fuqia e goditjes, ky automjet është shtyrë dhe është përplasur me një Seat Altea që ishte në lëvizje, ndërsa polici është hedhur disa metra në anën e djathtë të trotuarit.

Honda ka vazhduar lëvizjen derisa në fund është përplasur në një shtyllë metalike të ndriçimit. Nga pika e goditjes së parë deri në vendin ku automjeti është ndalur përfundimisht, sipas të dhënave të rastit, janë matur plot 132 metra. Altin Kryeziu kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar për trajtim në QKUK, ku mjekët luftuan për t’ia shpëtuar jetën.

Shtatë ditë më vonë erdhi lajmi tragjik. Sot, rreth orës , autoritetet janë njoftuar se polici i ri kishte ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të pësuara. Për vdekjen e tij është njoftuar Prokurori kujdestar, ndërsa me urdhër të Prokurores, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Nga aksidenti ishin lënduar edhe pesë persona të tjerë, të cilët, sipas informacioneve fillestare, kishin pësuar lëndime të lehta dhe ishin jashtë rrezikut për jetën. I dyshuari Faton Gecaj ishte arrestuar pas aksidentit dhe, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ishte ndaluar për 48 orë. Ajo që nisi si një aksident mbrëmjen e 16 gushtit, sot mori epilogun më të rëndë.

Altin Kryeziu ishte në rrugë për ta mbajtur trafikun nën kontroll. Shtatë ditë pas goditjes në krye të detyrës, ai humbi betejën për jetën. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com