Nga Kosova në Kroaci, mesfushori i Kombëtares çon në këmbë mbi 15

0%

Hajduku nga Spliti fitoi në “Polud” ndaj Osijekut me rezultatin 4:0, në ndeshjen e javës së katërt të elitës së futbollit kroat. Trajneri i Hajdukut, Gonzalo Garcia, vendosi të ndryshojë plot nëntë titullarë në krahasim me ndeshjen kundër Rakowit në play-off-in e Ligës së Konferencës, të zhvilluar të enjten. Pavarësisht ndryshimeve të shumta, skuadra nga Spliti arriti një fitore bindëse.

Pas katër javësh, Hajduku është i katërti me 7 pikë, ndërsa Osijeku është i dyti me 9 pikë. Hajduku kaloi në epërsi në minutën e 9-të, me golin e futbollistit nga Kosova, Etnik Brrutit, ndryshe reprezentues i Shqipërisë dhe pas asistimit të Adam Huramit. Ky ishte goli i parë i shqiptarit që prej transferimit të tij te Hajduku këtë verë.

Në minutën e 34-t, Osijeku mbeti me një lojtar më pak pasi Senad Mustafiq mori karton të kuq. Ky moment ndikoi në mënyrë vendimtare në vazhdimin e ndeshjes. Futbollisti Bruti dhe Adrion Pajaziti u paraqitën titullarë. Bruti u zëvendësua në minutën e 64-t ku shijoj golin dhe atmosferën e mbi 15 mijë shikuesve. Hajduku kaloi në epërsi që në minutën e 9-të.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hurami depërtoi në krahun e majtë dhe harkoi në qendër. Dario Melnjaku e la topin të kalonte deri te Brruti, i cili, i vetëm rreth tetë metra larg portës, shënoi për 1:0. Ky ishte goli i parë i futbollistit shqiptar me fanellën e Hajdukut. Osijeku ishte kundërshtar i barabartë gjatë pjesës së parë. Në minutën e 21-të, portieri Toni Siliq priti një rast të mirë të Nail Omeroviqit.

Momenti kyç ndodhi në minutën e 32-të. Hurami ia mori topin Mustafiqit, i cili ishte i pakujdesshëm, dhe u nis i vetëm drejt portës. Mbrojtësi i Osijekut e tërhoqi dhe shkaktoi faull. Arbitri Patrik Kolariq fillimisht i dha Mustafiqit karton të verdhë, por pas ndërhyrjes së VAR-it dhe rishikimit të pamjeve, ai ndryshoi vendimin dhe i dha karton të kuq direkt.

Me një lojtar më shumë, Hajduku krijoi edhe një rast deri në fund të pjesës së parë, por goditjen e Adrion Pajazitit e priti portieri Marko Malenica. Në pjesën e dytë, dominimi i vendasve vazhdoi. Hajduku e çoi rezultatin në 2:0 në minutën e 54-t. Harkimi i Huramit nuk u largua siç duhet nga mbrojtja e Osijekut dhe Marko Livaja, nga afër, e dërgoi topin në rrjetën bosh.

Goli kundër Osijekut ishte i 107-ti i Marko Livajës në 212 ndeshje zyrtare për Hajdukun. Me këtë shifër, Livaja u barazua me legjendën e klubit Bernard Bajdo Vukas, i cili kishte shënuar 107 gola, por në 304 paraqitje. Livaja u bë vetëm lojtari i tetë në historinë 115-vjeçare të Hajdukut që ka shënuar të paktën 100 gola.

Në fund të ndeshjes, fitoren e vulosën lojtarët që hynë nga banka rezervë. Në minutën e 83-të, Bamba shënoi për 3:0 me një goditje të bukur nga skaji i zonës së rreptësisë, pas një pasimi të Marin Shotiçekut. Rezultatin përfundimtar 4:0 e vendosi Shimun Hrgoviq në minutën e 90-të, me një goditje nga rreth 20 metra. Për Hrgoviqin ishte goli i parë në karrierën e tij me fanellën e Hajdukut.

Burimi: Bota Sot