“Duhet të dëgjohemi” – Divjaka proteston për të 24-tën ditë kundër

0%

Protesta e banorëve të Divjakës ka shënuar mbrëmjen e kësaj të diele 24 ditë që nga nisja e saj kundër propozimit të PS-së për Reformën Territoriale, e cila parashikon shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin me Lushnjen. Protestuesit kërkojnë që bashkia e tyre të mos përfshihet tek bashkitë që do të shkrihen nga projekti socialist, duke theksuar se duhet të dëgjohen.

“Ne do të mbrojmë bashkinë dhe Divjaka do të vazhdojë të jetë bashki për t’i dhënë secilit prej jush që të zgjidhni vetë atë që do t’ju drejtojë në vijim”, u shpreh një qytetare. Disa protestues që morën fjalën denoncuan se kanë nisur edhe gjobat ndaj bizneseve për të shuar protestën, por ata shprehen se do të vijojnë të protestojnë dhe të dëgjohen që Divjaka të mbetet bashki më vete.

Marshimi në rrugët e qytetit mbylli protestën nën thirrjet: “Mazniku propozon, Divjaka kundërshton”, “Divjaka bashki”, “Divjaka e qytetarëve, jo e pushtetarëve”. Po ashtu ata iu bashkuan edhe thirrjes së protestuesve në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot