Hendbollistët e Kombëtares së Kosovës e kanë luajtur të dielën mbrëma ndeshjen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. Në Fasano, djemtë tanë u përballën me Kombëtaren e Italisë. Pësuan humbje me rezultat . Dallimin në rezultat italianët e bënë në pjesën e parë, që përfundoi 21:9. Dhe e kontrolluan lojën në pjesën e dytë.
Kombëtarja jonë paraqitet me përbërje të kombinuar në Lojëra Mesdhetare. Ky grup për herë të parë luan së bashku. Për shkak të obligimeve në skuadrat e tyre, mungojnë shumica e lojtarëve të Kombëtares A. Janë ftuar lojtarë të Kombëtares U20. Pas dy ditësh djemtë tanë përballen me Egjiptin. Ndeshja e fundit në grup është ndaj Portugalisë, të enjten.