Edhe binjaku tjetër shënon gol në javën e parë të kampionatit!

0%

Edhe binjaku tjetër shënon gol në javën e parë të kampionatit! Rivaliteti mes dy vëllezërve Shpendi në Serinë B duket se do të vazhdoje edhe këtë sezon. Ashtu si në edicionin e kaluar, dy sulmuesit po i përgjigjen njërit-tjetrit në garën kush shënon më shumë që në javën e parë të tij.

Stiven Shpendi gjeti golin të shtunën me Empolin dhe Kristian i është përgjigjur sot me një gol me fanellën e Çezenës. Në ndeshjen kundër Sampdorias, sulmuesi i Kombëtares shfrytëzoi më së miri një top në zonë duke shënuar me kokë me një lëvizje prej bomberi që befasoi portierin dhe i dha avantazhin ekipit të tij.

Burimi: Bota Sot