Injacio Abate ka marrë drejtimin e Torinos në këtë sezon dhe nën urdhrat e tij është vënë edhe mbrojtësi i Kombëtares, Ardian Ismajli. Ka qene pikërisht futbollisti shqiptar ai që ka komentuar para ndeshjes së parë ndaj Milanit ndjesitë që ka për këtë edicion, si dhe për trajnerin e ri. “Jemi shumë të lumtur pasi janë kthyer të na mbështesin tifozët, gjë që është shumë e rëndësishme.
Shpresojmë t’u japim atyre kënaqësi që u mungojnë prej shumë kohësh. Ashtu si ne, Milani ka bërë shumë ndryshime, por jemi profesionistë dhe e kemi kuptuar çfarë gjërash duhet të bëjmë brenda dhe jashtë fushë. Shpresojmë të bëjmë mirë. Abate? Ka një energji që nuk e kam parë ndonjëherë më parë. Është një trajner i ri dhe ka një të ardhme të madhe.
Mund të bëjë edhe më shumë në krahasim me atë që ka bërë si lojtar, ka sjellë një grintë që na mungonte dhe një stil loje të ndryshëm. Japim gjithçka për të treguar në fushë atë që kërkon ai”, ishte komenti i Ismajlit për mediat italiane.
