Hamza Abdelkarim është përforcimi i radhës që Barcelona ka bërë për sezonin e ri. Klubi katalanas ushtroi opsionin e blerjes tek Al-Ahly javën e kaluar për sulmuesin egjiptian, i cili e kaloi këtë sezon në huazim me ekipin Juvenil A të Barçës dhe aktualisht po përfaqëson vendin e tij në Kupën e Botës.
Pak ditë më parë, Abdelkarim debutoi me Egjiptin në Botëror në barazimin 1-1 ndaj Belgjikës. Dy klubet po punojnë për dokumentacionin final dhe të hënën Barcelona do të zyrtarizojë marrëveshjen. Barcelona dot ë paguajë 1.5 milionë euro plus bonuse. Abdelkarim konsiderohet si një sulmues i ri me të ardhme të madhe.
Ende nuk dihet nëse Barcelona do e huazojë diku tjetër për të fituar më shumë përvojë, apo egjiptiani do të provojë veten në ekipin e parë të Hansi Flick.
