Gjendet thika me të cilën dyshohet se u vra turisti portugez në Ksamil

0%

Policia e Sarandës ka gjetur thikën e dyshuar se është përdorur në vrasjen e turistit portugez në Ksamil. Sipas A2 CNN, thika u gjet e hedhur në një zonë me shkurre, në një rrugë rurale në periferi të Ksamilit, pas dëshmisë së DJ-it të lokalit “Principote”, ku ndodhi ngjarja. Sipas raportimit, kjo dyshohet të ketë qenë pika e fundit ku DJ-ja ka lënë Sokrat Vatën.

Pas daljes nga automjeti, Vata dyshohet se e ka hedhur thikën në ferra dhe më pas është larguar me vrap. 20-vjeçari portugez, Luis Miguel Varela Mendes, i cili kishte ardhur për pushime në Ksamil, humbi jetën në orët e para të së martës pas një konflikti ku dyshohet se u përdorën mjete prerëse.

Dy ditë më parë, Gjykata e Sarandës, pas një seance që zgjati rreth 10 orë, caktoi masat e sigurisë për 11 personat e arrestuar lidhur me rastin. Për Sokrat Vatën është caktuar masa “arrest në burg”. E njëjta masë është vendosur edhe për dy shtetasit turq, të cilët dyshohet se e ndihmuan të largohej.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, për Ildi Cekanin, Serxhi Selimin dhe Ervis Buncin, kamarier në lokalin ku ndodhi ngjarja dhe të përfshirë në konflikt, është caktuar “arrest në burg” për 45 ditë. Për Luciano Seferin, Moisi Matushajn, Romeo Shehun, Murat Zhabinën dhe Kristo Koshon është caktuar masa “detyrim për t’u paraqitur”.

Sipas raportimeve, Sokrat Vata u ka kërkuar falje familjarëve të viktimës dhe ka shprehur pendesë për ngjarjen. Ai ka deklaruar se konflikti nisi për shkak të zhurmës së turistëve francezë në lokal dhe ka pretenduar se ata e kishin sulmuar të parët fizikisht. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com