Vazhdon fluksi i lartë i qytetarëve nga Kosova drejt Shqipërisë, kryesisht me destinacion bregdetin shqiptar. Sipas të dhënave nga Drejtoria për Kufirin dhe Emigracionin në Kukës, vetëm këtë të diel, nga ora deri në , përmes pikës kufitare të Morinës kanë hyrë në Shqipëri 17.218 shtetas të Kosovës, me 4.892 mjete.
Fluks i madh është regjistruar edhe gjatë orëve të para të së shtunës, kur në drejtim të Shqipërisë udhëtuan 24.408 kosovarë me 8.592 mjete, shkruan A2 CNN, përcjell Sinjali. Në total, gjatë orëve të para të raportuara për të dyja ditët e fundjavës, në Shqipëri kanë hyrë 41.626 shtetas të Kosovës, të shoqëruar nga 13.484 mjete. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
