Aksidenti fatal në Rrashbull–Xhafzotaj, arrestohet pas 48 orësh

0%

Policia e Durrësit ka arrestuar një shofer 38-vjeçar, pasi akuzohet se ka aksidentuar për vdekje një person që po lëvizte me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai është vënë në pranga pas 48 orësh, ndërsa policia njofton se për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor Rrashbull–Xhafzotaj, më , ku humbi jetën shtetasi V.

H., 41 vjeç, banues në Rrashbull është bërë i mundur identifikimi i automjetit dhe të drejtuesit të dyshuar të tij. Në vijim të veprimeve, është arrestuar shtetasi R. R., 38 vjeç, banues në Sukth, Durrës, ndërsa është gjetur edhe automjeti tip “Benz A-Class”, me të cilin dyshohet se ka përplasur biçiklistin.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot