Edon Zhegrova 21 minuta, Juventusi fiton ndaj Frosinones së lojtarit

0%

Juventusi ka marrë pikë të plota nga stadiumi “Benito Stirpe” në Frosinone. “Zonja e Vjetër” ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Frosinones, në hapje të edicionit të ri në Serie A. Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova, është aktivizuar në minutën e 69-të. Zhegrova e ka zëvendësuar futbollistin Conceicao.

Futbollisti shqiptar, Luis Hasa, u inkuadrua në lojë në minutën e 67-të por me ekipin e tij Frosinone nuk ia dolën të nxjerrin rezultat të favorshëm. Futbollisti Bremer shënoi në minutën e 22-të pas asistimit të Conceicaos.

Burimi: Bota Sot