Deçiqi fiton bindshëm derbin shqiptar në Ulqin, lider në Kampionatin

0%

Deçiqi nga Tuzi e mposhti Otrant-Olimpik me rezultat 3:0 nmë kuadër të javës së katërt të elitës së futbollit malazez. Ky ishte derbi shqiptar në Kampionatin e Malit të Zi.. Golashënues për skuadrën e Ivan Brnoviq ishin Nikola Braunoviq në minutën e 66-të, Balsha Radusinoviq në minutën e 75-të dhe Sinisha Stanisaviq në minutën e 89-të.

Otranti luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 20-të, pasi Augusto u ndëshkua me karton të kuq. Në javën e ardhshme, Deçiqi do të presë Jezeron, ndërsa Otrant do të udhëtojë te Arsenali. Deçiqi kryeson me 10 pikë, 3 fitore e 1 barazim dhe me goldallim 6:0. Otrant Olimpik renditet në vend të shtatë me 4 pikë të mbledhura.

Burimi: Bota Sot