Nga “djali i Brojës” te propozimi për president: Çfarë e lidhi Ramush

0%

Propozimi i fundit i Ramush Haradinajt që Hashim Thaçi të zgjidhet përsëri president i Kosovës më riktheu te një darkë e prillit 2017 dhe te një pyetje që më ka shoqëruar prej vitesh. Haradinaj deklaroi se do të ishte “nder” për Kuvendin dhe për shqiptarët që Thaçit t’i vazhdohej mandati presidencial pas kthimit nga Haga. Por për Thaçin ende nuk dihet nëse do të lirohet apo do të dënohet.

Aktgjykimi pritet të shpallet më 16 shtator, ndërsa Prokuroria ka kërkuar dënim me 45 vjet burgim. Edhe në rast pafajësie në procesin kryesor, lirimi i menjëhershëm nuk është i sigurt për shkak të çështjes tjetër për pengim të drejtësisë. Vetë Thaçi ka deklaruar se, nëse lirohet, nuk synon t’i rikthehet garës politike. Përse, atëherë, Haradinaj po e propozon pikërisht tani për president?

Darka në Sonnenberg Siç kam shkruar edhe më herët, pak para lirimit përfundimtar të Ramush Haradinajt nga Franca, më , isha në një darkë me presidentin e atëhershëm Hashim Thaçi në Restaurant Sonnenberg në Zürich, pranë selisë së FIFA-s. Takimi ishte organizuar për një çështje tjetër, e cila nuk është objekt i këtij shkrimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I impresionuar nga pamja mbi Zürich, i thashë Thaçit me humor se po i njihte vendet më mirë se unë, megjithëse unë jetoja prej vitesh në Zvicër. Ai më tregoi se në Sonnenberg kishte zhvilluar takime me drejtues të FIFA-s gjatë përpjekjeve për anëtarësimin e Kosovës në organizatën botërore të futbollit.

Gjatë bisedës ia përmenda edhe Çakorrin dhe kundërshtimin e fuqishëm të Ramush Haradinajt ndaj marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Thaçi qeshi. Ai tha se sipërfaqja për të cilën fliste Haradinaj ishte shumë më e vogël sesa toka që, sipas tij, Haradinaj kishte privatizuar për vete me çmime pothuajse simbolike.

Këtë deklaratë nuk po e paraqes si fakt të provuar, por po e përcjell ashtu siç u tha në praninë time. Më vonë, te tavolina jonë erdhi për pak çaste Edon Cana, atëherë konsull i përgjithshëm i Kosovës në Strasburg. Cana vepronte në rajonin francez ku po zhvillohej çështja e Haradinajt. U përshëndetëm dhe më pas ai kaloi te tavolina ku ndodhej stafi i presidentit.

Pas pak, Thaçi u kthye i disponuar dhe tha se kishte marrë lajmin që Haradinaj do të lirohej. Më kujtohet gëzimi i tij. Edhe mua më erdhi mirë, sepse në atë periudhë “Bota Sot” e mbështeste Haradinajn, pikërisht për qëndrimin e tij kundër versionit të demarkacionit. Megjithatë, disponimi i Thaçit më befasoi. Haradinaj në atë kohë e sulmonte ashpër dhe e quante “djali i Brojës”.

Ai deklaronte se kufirin në Çakorr dhe Kullë të Zhlebit nuk kishin mundur ta ndryshonin as Sulltani, as Cari i Rusisë dhe as Mark Milani, e aq më pak Hashim Thaçi dhe Murat Meha.

Haradinaj premtonte: “Ai kufi ka me u kthy në Çakorr e në Kullë të Zhlebit.” Për Thaçin thoshte: “Veç qiky farë djali i Brojës tha se duhet me lëshu në Kuqishtë.” E megjithatë, Thaçi po gëzohej për lirimin e kundërshtarit që e akuzonte publikisht për prekjen e kufirit të Kosovës.

Vetëm 13 ditë pas lirimit Më , Gjykata e Apelit në Colmar refuzoi kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Haradinajt dhe e lejoi të largohej nga Franca. Vetëm 13 ditë më vonë, më 10 maj, PDK-ja mbështeti mocionin që rrëzoi Qeverinë e Isa Mustafës, megjithëse ishte vetë pjesë e saj. Presidenti Thaçi e shpërndau Kuvendin dhe vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme.

Brenda pak ditësh, PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma krijuan koalicionin PAN. Edhe pse PDK-ja ishte forca më e madhe, Ramush Haradinaj u caktua kandidat për kryeministër. Pas zgjedhjeve dhe disa muajve bllokadë, koalicioni siguroi mbështetjen e AKR-së, përfaqësuesve të komuniteteve dhe Listës Serbe. Më , vetëm katër muaj e 13 ditë pas lirimit nga Franca, Haradinaj u zgjodh kryeministër me 61 vota.

Mandatin për formimin e qeverisë ia dha Hashim Thaçi. Kthesa për Çakorrin Në pushtet, Haradinaj nuk e mbajti qëndrimin me të cilin kishte fituar një pjesë të madhe të mbështetjes politike. Më , Kuvendi e ratifikoi marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, me mbështetjen e Qeverisë së drejtuar nga Haradinaj.

Çakorri, Bjelluha dhe Kulla e Zhlebit, për të cilat Haradinaj kishte zhvilluar “betejë politike”, nuk u kthyen nën administrimin e Kosovës. Premtimet për korrigjimin e kufirit mbetën vetëm premtime. Njeriu që thoshte se “votat mund të fitohen në çdo mandat, ndërsa territori nuk fitohet më”, përfundimisht i siguroi votat për marrëveshjen që kishte kundërshtuar.

Marrëveshje apo përputhje interesash? Një marrëveshje e tillë, nëse ka ekzistuar, nuk është bërë asnjëherë publike. Megjithatë, në politikë jo çdo marrëveshje hidhet në letër dhe jo çdo mirëkuptim shpallet para opinionit. Shpesh atë e zbulojnë zhvillimet që pasojnë: përputhja e interesave, shpërndarja e posteve dhe ndryshimi i papritur i qëndrimeve.

Vendimi formal për lirimin e Haradinajt u mor nga Gjykata e Apelit në Colmar. Por ajo që ndodhi politikisht menjëherë pas lirimit të tij krijon një varg përputhjesh që vështirë se mund të kalojnë pa u analizuar. Pse Thaçi ishte kaq i gëzuar për lirimin e njeriut që e quante “djali i Brojës” dhe e akuzonte për faljen e territorit?

Pse PDK-ja e rrëzoi Qeverinë Mustafa vetëm 13 ditë pas lirimit të Haradinajt? Pse PDK-ja, si forca më e madhe e koalicionit, ia dha Haradinajt kandidaturën për kryeministër? Dhe përse Haradinaj, pasi mori postin, e mbështeti marrëveshjen që më parë e quante dëm të përjetshëm për Kosovën?

A ishte ndalimi në Francë vetëm pasojë e urdhërarrestit të Serbisë, apo gjatë muajve të qëndrimit atje u krijuan edhe mirëkuptime politike për të ardhmen e Haradinajt? Këto janë pyetje që dalin nga kronologjia e ngjarjeve. Përgjigjet e tyre mund të mos gjenden në dokumente publike, por kthesa politike është e pamohueshme. Pse Thaçi propozohet pikërisht tani?

Propozimi i Haradinajt vjen në kohën kur Vetëvendosje dhe LDK po bisedojnë për një kandidat konsensual për president. A synon Haradinaj ta pengojë këtë marrëveshje dhe ta rikthejë në lojë boshtin e vjetër PDK–AAK? Emri i Thaçit mund t’i bashkojë partitë e vjetra të pushtetit nën parullën e solidaritetit me ish-drejtuesit e UÇK-së.

Por prapa retorikës patriotike mund të ekzistojnë edhe interesa politike dhe ekonomike. Një president i dalë nga marrëveshja VV–LDK mund të ishte jashtë kontrollit të rrethit të vjetër politik. A kanë frikë disa prej përfituesve të privatizimeve të dyshimta dhe pasurive të fituara me çmime simbolike se një konfigurim i ri institucional mund të hapë dosje të mbetura të mbyllura?

A kërkohet një president që do të garantonte vazhdimësinë e sistemit dhe jo hetimin e tij? Dikur Haradinaj thoshte se kufirin nuk mund ta ndryshonin as Sulltani dhe as Cari i Rusisë, e aq më pak “djali i Brojës”. Sot kërkon që pikërisht “djali i Brojës” të kthehet në Presidencë.

Prandaj, pyetja mbetet: A është ky vetëm solidaritet, apo vazhdimi i një mirëkuptimi politik që nisi pas Colmarit, e solli Haradinajn në Kryeministri dhe përfundoi me ratifikimin e demarkacionit?

Burimi: Bota Sot