PDK-ja përsërit kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive –

0%

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të rikthehet sërish në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e legjislativit.

Në këtë drejtim, PDK-ja i ka dërguar një tjetër letër kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, Avni Dehari, me kërkesën që të thërrasë vazhdimin e seancës në përputhje me Kushtetutën, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit.

Përmes një njoftimi për media, kjo parti ka bërë të ditur se nesër do të jetë sërish në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, duke ftuar edhe mediat që ta përcjellin aktivitetin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë nesër, e hënë, 24 gusht, nga ora , në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit.”, thuhet në njoftim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com