Liverpooli e nis me barazim sezonin në Ligën Premier

0%

Liverpooli e ka nisur me berazim sezonin e ri në Ligën Premier, ku ndaj Newcastle United si mysafir u ndal në 2-2. në ndeshjen e javës së parë. Newcastle e nisi furishëm takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e pestë. William Osula asistoi bukur për Anthony Elangën, i cili realizoi nga afër për 1-0.

Liverpooli tentoi të reagojë dhe pati disa mundësi për barazim, ndërsa Florian Wirtz ishte shumë pranë golit në minutën e 18-të, por portieri i Newcastle bëri një pritje të shkëlqyer. “Reds” arritën ta barazonin rezultatin në minutën e 55-të. Ryan Gravenberch asistoi për Cody Gakpon, i cili me një goditje të saktë nga jashtë zonës e dërgoi topin në këndin e poshtëm për 1-1.

Megjithatë, barazimi zgjati vetëm dy minuta. Në minutën e 57-të, Yoane Wissa asistoi për Joe Willock, i cili me një goditje të ulët nga distanca e mposhti Alissonin dhe riktheu Newcastle në epërsi, 2-1. Liverpooli kërkoi golin e barazimit deri në fund, por Newcastle u mbrojt mirë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në minutën e 86-të, Wissa pati edhe një mundësi të mirë për ta mbyllur ndeshjen, por Alisson reagoi shkëlqyeshëm. Liverpooli në minutën e 90+6-të fitoi një penallti pas një ndërhyrjeje të Lewis Hall në zonë. Dominik Szoboszlai mori përsipër ekzekutimin dhe në minutën e 90+8-të e dërgoi topin në rrjetë, duke dërguar rezultatin në 2-2.

Në fund, Newcastle United dhe Liverpooli e nisin sezonin me nga një pikë. Standings provided by Sofascore

Burimi: Telegrafi