Mohamed Salah e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij te Trabzonspori. Ylli egjiptian ka shënuar golin e parë me fanellën e ekipit të ri, duke realizuar në minutën e 10-të ndaj Istanbul Basaksehirit, në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Turqisë. Salah shënoi për 1:0 dhe menjëherë u bë protagonist në sfidën e parë të tij me Trabzonsporin.
Megjithatë, epërsia e vendasve zgjati vetëm nëntë minuta, pasi Basaksehiri barazoi rezultatin në minutën e 19-të. Salah befasohet nga dhurata e pazakontë në Turqi, kryetari i komunës i ofron diçka që askush s’e priste Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
