Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, nesër më , në një ceremoni të veçantë do t’ua dorëzoj dekretet e shtetësisë së Kosovës, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit. Sipas njoftimit, ceremonia është paralajmëruar për në orën .
Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi janë dy figura të njohura amerikane dhe aktivistë të shquar për çështjen e Kosovës dhe të drejtat e shqiptarëve në SHBA Më 2023, ish presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni të mbajtur në Konsullatën e Kosovës në New York ka dekoruar me Urdhrin e Lirisë ish-kongresistin dhe ish-kreun e Ligës Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardi dhe aktivisten Shirley Cloyes DioGuardi.
Osmani, asokohe pati thënë se “Urdhri është falënderim i qytetarëve të Kosovës ndaj punës së palodhshme së tyre, për kontributin e jashtëzakonshëm dhe angazhimin e pandërprerë për lirinë, demokracinë, dhe pavarësinë e Kosovës dhe si avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve”.
Joe dhe Shirley, sipas saj, janë kontribues të jashtëzakonshëm dhe miq të mëdhenj të Kosovës. “Ju të dy keni nga një vend të posaçëm në zemrën e secilit kosovar! Ju na përkujtoni sa e zorshme ka qenë lufta jonë për të drejta, liri dhe pavarësi.
Ju na kujtoni se pa mbështetjen e miqve nuk arrihen rezultate, ndaj zoti i bekoftë SHBA-të, zoti e bekoftë miqësinë tonë të përjetshme!”, pati deklaruar ish-presidentja Osmani.
