Është duke u luajtur sfida mes Atletico Madrid dhe Villarreal, në kuadër të javës së parë të kampionatit në La Ligaa, momentalisht 1-2 në favor të miqve. Në pjesën e dytë është aktivizuar dhe Julian Alvarez, sulmuesi argjentias për të cilin është komentuar gjatë në këtë periudhë të merkatos mbi dëshirën për t’u transferuar te Barcelona.
Pak përpara nisjes së përballjes, pamjet e shpërndara në rrjet tregojnë momentin kur argjentinasi shihet i “prerë” në fytyrë, teksa në anën tjetër dëgjohen edhe thirrjet e tifozëve kundër tij, kur dëgjohet edhe emri i Alvarez në stadium. “Saga” e cila ka zgjatur prej muajsh, duket se ka prishur disi ekuilibrat brenda klubit.
Edhe pse rezistenca e Julian Alvarez ka qenë e vazhdueshme për largim, drejtuesit e klubit madrilen i kanë komunikuar përgjigjen e “ftohtë”.
