Ky vit ka qenë magjik për atletikën, konkretisht për garat e distancave të gjata. Njëri prej protagonistëve ështe Yomif Kejelcha, i cili pasi regjistroi në London Marathon 2026 kohën të dytë më të shpejtë të kësaj distance, ka mundur që të rivendosë sot rekordin në gjysmëmaratonë.
Etiopiani ka thyer rekordin e botës në gjysëmaratonë duke fituar një garë të njohur nga World Athletics në rrugët e Buenos Airesit me kohën 56 minuta 51 sekonda. 29-vjeçari nuk është i ri në të tilla sipërmarrje pasi ka qenë rekordmen i gjysmëmaratonës kur fitoi atë të Valencias në tetorin e 2024-ës me kohën .
Këtë rekord ai e humbi në marsin e këtij viti pasi Jacob Kiplimo fitoi gjysmëmaratonën e Lisbonës me kohën . Sot Kejelcha bëri më mirë se atleti nga Uganda duke përmirësuar rekordin me plot 29 sekonda. Koha e vendosur nga atleti nga Etiopia pritet që të ratifikohet nga World Athletics në ditët në vazhdim.
Duhet thënë se Kiplimo fitoi gjysmëmaratonën e Barcelonës me kohën vitin e kaluar, por enti në fjalë nuk e njohu pasi atleti nuk e kishte arritur duke ndjekur rregullat strikte të World Athletics.
