Gjilani është në formë të mirë në dy ndeshjet e para të elitës së futbollit të Kosovës. Skuadra e Gjilanit ka arritur fitore të madhe në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Gjilani. Futbollisti Oltion Bilalli është trim i fitores së skuadrës gjilanase. Bilalli golin e parë e realizoi në minutën e 19-të, kurse golin e dytë e shënoi në minutën e 41-të.
Gjilani ka shënuar fitoren e dytë, Llapi ka pësuar humbjen e dytë. Gjilani udhëheq kreun e tabelës me 6 pikë, ndërsa Llapi është në pozitën e nëntë me 0 pikë..
