Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, feston sot (e diel) ditëlindjen. I lindur më 23 gusht të vitit 1988, artisti ka mbushur plot 38 vite jetë. Me këtë rast nuk kanë munguar urimet e dedikimet për të edhe në këtë përvjetor. Sabri dhe Ermal Fejzullahu Një urim të veçantë e mori edhe nga babai i tij, artisti i mirënjohur i skenës, Sabri Fejzullahu.
“Ermal shpirti i babushit, ti nuk ke qejf me të lavdëru, po çka të bëj. I tillë je edhe ky është virtyt i y ti”, ka shkruar në një postim në InstaStory. Tutje vijon: “ Urime edhe 100 vite me shëndet të plotë e me shumë suksese në skenë, të cilat i ke kudo që shkon Mbaje gjithmonë atë dashuri të sinqertë që ke për njerëzit. O drita e babait”.
Ermali ndërkaq vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar e më të pëlqyer në estradë.
