Policia heton rrahjen në një kafiteri në Ferizaj, synon kapjen e

0%

Policia e Kosovës ka nisur veprimet hetimore lidhur me një rast të dyshuar të rrahjes që ka ndodhur në Ferizaj. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar për Gazetën Sinjali se Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Ferizaj është duke punuar për zbardhjen e rastit.

“Zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Ferizaj, konkretisht Njësia e Hetimeve, lidhur me rastin e dyshuar të rrahjes në Ferizaj, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, përfshirë mbledhjen e informatave dhe ndërmarrjen e procedurave të tjera përkatëse”, ka thënë Veseli.

Ai ka bërë të ditur se veprimet po ndërmerren me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimit e kapjes së personave të përfshirë në rrahje. “Për informacione shtesë lidhur me këtë rast, do të njoftoheni me kohë”, ka deklaruar Veseli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gazeta Sinjali gjatë ditës publikoi pamje nga momenti i përleshjes, të cilat shfaqin disa persona duke u përleshur fizikisht në një lokal në Ferizaj. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com