Vlorë, 40-vjeçari arrestohet për dhunë ndaj bashkëshortes, i

0%

Policia e Shtetit ka njoftuar se sot më ka arrestuar një 40-vjeçar nën dyshimet për dhunë dhe kanosje ndaj bashkëshortes. Siç bën të ditur Policia, rreth orës është marrë njoftimi për një konflikt familjar në një vilë të një kompleksi në zonën e Palasës. “Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Patrullës së Zonës, të cilat kanë konstatuar një situatë të përshkallëzuar.

Për përballimin dhe neutralizimin e situatës janë angazhuar edhe forca shtesë të Stacionit të Policisë Dhërmi” – thuhet në njoftim. Shërbimet e Policisë, thuhet se gjatë ndërhyrjes në banesë, kanë gjetur një armë zjarri, pistoletë.

Ndërsa gjatë kontrollit të banesës në Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Policia ka gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë. “Nga verifikimet paraprake rezulton se shtetasi E. K. dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij”- thuhet tutje në njoftim. “Shtetasi E.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

K. është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Fier, në ambientet e Policisë, ndërsa po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për dokumentimin e plotë të rastit”- thuhet tutje në njoftim.

Po ashtu theksohet se falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të shërbimeve të Stacionit të Policisë Dhërmi, situata është neutralizuar dhe është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rëndë kriminale.

Burimi: Kallxo