Çmenduria: Një person qëllon me armë ndaj zjarrëfikësve në Krujë, për

0%

Një incident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Krastës në Krujë, ku vijojnë përpjekjet për shuarjen e disa vatrave zjarri. Sipas informacioneve praprake mësohet se një person ende i paidentifikuar ka qëlluar dy herë me armë zjarri në ajër, duke paralajmëruar zjarrfikësit që të largohen nga një prej zonave ku po ndërhynin për shuarjen e flakëve.

Pas të shtënave, personi është larguar nga vendi i ngjarjes. Zjarrfikësit kanë njoftuar menjëherë Policinë për incidentin, ndërsa kanë vijuar punën për izolimin dhe shuarjen e zjarrit. Aktualisht në Krastë janë aktive rreth pesë vatra, të shpërndara në pika të ndryshme të zonës.

Situata është vështirësuar nga era, e cila favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa zjarri paraqitet me intensitet dhe ndodhet pranë zonave të banuara. Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Krujës, të mbështetura nga ekipet e Kamzës dhe Vorës. Ndërhyrja po kryhet edhe nga ajri, me një helikopter.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot