Norris triumfon në “Grand Prix” të Holandës në F1

0%

Lando Norris ka fituar “Grand Prix” të Holandës në Formula 1, duke regjistruar fitoren e dytë radhazi dhe duke forcuar paraqitjet e tij si kampion bote. Britaniku i McLaren, i cili u nis nga pole position, e përfundoi garën 11.54 sekonda para Kimi Antonellit, ndërsa George Russell siguroi vendin e tretë për Mercedesin.

Norris u përfshi në një duel të fortë me Antonellin dhe Lewis Hamiltonin, por arriti ta kontrollojë garën deri në fund. Për McLarenin, kjo ishte fitorja e tretë radhazi në pistën e Zandvoortit, pas triumfeve të Oscar Piastrit në vitin 2025 dhe Norrisit në vitin 2024.

Gara u shoqërua edhe me një aksident të madh të Max Verstappenit, i cili ishte një prej protagonistëve kryesorë para publikut vendas. Me këtë fitore, Norris vazhdon serinë pozitive, ndërsa Antonelli mbetet lider i kampionatit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot