Armando Broja e nisi si titullar ndeshjen e javës së dytë në Championship, përballë Uest Bromuiç, në të cilin skuadra e tij u mposht me shifrat 3-1 me përmbysje edhe pse gjeti shpejt një avantazh falë autogolit. Pavarësisht kësaj humbje, mediat angleze, kanë vlerësuar paraqitjen e sulmuesit shqiptar.
“Burnley Express”, portali që mbulon klubin anglez, i ka vendosur atij notën 6 për paraqitjen në ndeshjen e sotme. “Udhëhoqi vijën e parë me mungesën e Zian Fleming dhe bëri OK, por pa imponuar në të vërtetë veten ndaj të tjerëve.
Kishte një mundësi të mirë shënimi, që u prit mirë”, shkruhej në komentin rreth Brojës dhe paraqitjes së tij në këtë ndeshje ku ai la fushën pa kaluar një orë lojë.
