Manchester City e ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën Premier , duke triumfuar 2-1 ndaj Bournemouthit në një ndeshje dramatike. Me ndryshim në stol, por edhe në skuadër, Man City e ka nisur me fitore sezonin e ri, edhe pas pas pjesës së parë ishte në disavantazh. Bournemouth kaloi i pari në epërsi në minutën e 26-të, kur Marcus Tavernier realizoi për 0-1 pas asistimit të Evanilson.
Behind at the break. 🩵 0-1 🍒 pic.twitter.com/OD1rPhravf — Manchester City (@ManCity) August 23, 2026 “Citizens” reaguan në pjesën e dytë dhe barazuan në minutën e 84-t me Marc Guehi, i cili shënoi me kokë pas një goditjeje nga këndi të Rayan Cherkit. Në minutën e 90+1-të, Josko Gvardiol shënoi për përmbysjen, por goli fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje.
Megjithatë, pas ndërhyrjes së VAR-it, goli u konfirmua dhe Man City kompletoi rikthimin spektakolar. Starting with a WIN! ✊ 🩵 2-1 🍒 @okx pic.twitter.com/KtE2hirCfk — Manchester City (@ManCity) August 23, 2026 Kështu, skuadra e Enzo Marescas e nis kampionatin me tri pikët e para, ndërsa Bournemouth mbetet pa pikë pas javës së parë. Standings provided by Sofascore
