Duke qenë në vitin e fundit të kontratës, e cila skadon në qershor 2027 dhe mbi të gjitha duke qenë jashtë projektit të Mikel Arteta, Gabriel Martinelli do të largohet nga Arsenal, në këto ditë të fundit të merkatos. Sipas The Athletic, Arsenal ka refuzuar ofertën e fundit të Galatasaray-it për anësorin brazilian që ishte 39 milionë paundë. Arsenal është në bisedime konnkrete me Al-Hilal.
Klubi saudit është i gatshëm të paguajë 60 milionë paundë për Martinellin. Negociatat mes palëve janë në rrugën e duhur. Martinelli u la jashtë nga Mikel Arteta në finalen e Superkupës së Anglisë ndaj Manchester City si dhe në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Premier League, ndaj Coventry City.
