Rrezikon shkarkimin pas vetëm dy ndeshjesh

0%

Aventura e Walter Mazzarri-t në stol të Iraklis-it nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Pas eliminimit të parakohshëm në turin e dytë të Kupës së Greqisë përballë Volos-it, tekniku toskan është mposhtur edhe në ndeshjen e tij debutuese në kampionat, ku u mund 4-0 nga AEK-u i Athinës.

Skuadra e sapongjitur në elitë u godit nga dygolëshi i Luka Jovic-it si dhe rrjetat e Barnabas Varga-s e Zini-t. Sipas raportimeve që vijnë nga mediat greke, pozita e Mazzarri-t është lëkundur fort që në fillim dhe trajneri italian përballet me rrezikun e një shkarkimi të menjëhershëm.

Burimi: Bota Sot