Rinia Demokratike e Kosovës (RDK) ka njoftuar se ka anuluar aksionin simbolik që ishte planifikuar të mbahej sot, në orën , para hyrjes së Qeverisë së Kosovës. Sipas njoftimit, vendimi është marrë në shenjë respekti për policin e ndjerë Altin Kryeziu , i cili para se t’i bashkohej Policisë së Kosovës kishte qenë aktivist i Rinisë Demokratike të Kosovës.
“Para se t’i bashkohej Policisë së Kosovës, Altini ishte aktivist i Rinisë Demokratike të Kosovës, prandaj ndarja e tij nga jeta na prek edhe më thellë”, thuhet në njoftim. RDK u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të të ndjerit për humbjen e rëndë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
