Pas Bashkim Bajokut, edhe Taulant Jakupi, një tjetër boksier i Kosovës është eliminuar nga ‘Taranto 2026’. Jakupi është mundur nga spanjolli Pablo Coy Bernal. Boksieri ynë mirë e nisi duelin ndaj spanjollit, mirëpo, Jakupi në fund të rundit të parë mori nokdaun, kështu që rundi i parë shkoi në favor të spanjollit.
Boksieri ynë edhe në rundin e dytë pësoi edhe nokdaunin e dytë dhe gjyqtari ndërpreu meçin, kështu që fitorja i takoi spanjollit Pablo Coy Bernal. Pas eliminimit të djeshëm të Xhoxhajt dhe Shpëtim Bajokut, sot u mundën edhe Bashkim Bajoku dhe Taulant Jakupi, kështu që paraqitja e boksierëve tonë lë shumë të për dëshiruar në një garë të nivelit të tillë.
