Babai lë vetëm djalin 7-vjeçar në malin Fuji, u ankua se ishte lodhur

0%

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në malin Fuji të Japonisë, ku një baba 48-vjeçar la vetëm djalin e tij 7-vjeçar gjatë një ngjitjeje disaorëshe, pasi fëmija u ankua se ishte i lodhur.

Sipas mediave japoneze Japan Today dhe FNN, rreth orës të mëngjesit të së enjtes, më 20 gusht, një punonjës i një strehimoreje malore njoftoi policinë pasi kishte vënë re djalin të ulur i vetëm në një stol pranë stacionit të gjashtë të shtegut Fujinomiya në malin Fuji, shkruan people.

Policia nga stacioni i Fujinomiyas kontaktoi babain, një 48-vjeçar nga qyteti Nagoya, i cili në atë moment ndodhej pranë stacionit të tetë të shtegut. Sipas raportimeve, babai ishte nisur për ngjitje së bashku me djalin 7-vjeçar dhe djalin tjetër, 12 vjeç. Në një moment gjatë rrugës, 7-vjeçari u ankua se ishte i lodhur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Babai i tha të “priste aty”, ndërsa vazhdoi ngjitjen me djalin më të madh. Autoritetet besojnë se fëmija ishte lënë pranë stacionit të gjashtë rreth orës të mëngjesit, në një lartësi prej afërsisht 2,500 metrash mbi nivelin e detit. Situata u bë edhe më shqetësuese pasi në zonë po zhvilloheshin reshje shiu dhe kishte mjegull në momentin kur fëmija u gjet.

Fatmirësisht, 7-vjeçari ishte pa ndonjë lëndim. Ai u ribashkua më vonë me babanë, ndërsa ky i fundit u paralajmërua nga autoritetet. “Isha i nxituar në vendimin tim dhe pendohem thellësisht”, mësohet të ketë deklaruar babai, sipas Japan Today. Autoritetet japoneze nuk kanë bërë publike identitetet e babait dhe fëmijëve.

Burimi: Bota Sot