Ftesa në shtëpi si “mollë e helmuar”: 19-vjeçarja në SHBA ther

0%

Një grua shtatzënë është plagosur me thikë në fytyrë, krahë dhe duar në Houston të Teksasit, ndërsa për sulmin është arrestuar një 19-vjeçare, e cila dyshohet se e sulmoi viktimën për shkak të lidhjes së saj me ish-të dashurin. Ngjarja ka ndodhur më 20 gusht në një banesë në rrugën Dona Lane, në verilindje të Houstonit.

Sipas autoriteteve dhe dokumenteve gjyqësore të publikuara nga mediat lokale, 19-vjeçarja Carrieale Williams dyshohet se e kishte ftuar gruan shtatzënë në banesë përpara se situata të përshkallëzohej në një sulm të dhunshëm. Hetuesit thanë se viktima kishte vërejtur se Williams po përpiqej të fshihte një thikë.

Më pas, sipas autoriteteve, mes dy grave kishte shpërthyer një përleshje për armën, ndërsa Williams dyshohet se e goditi viktimën me thikë. Gruaja shtatzënë pësoi plagë në fytyrë, krahë dhe duar dhe u dërgua në spital. Autoritetet kanë bërë të ditur se lëndimet e saj nuk ishin kërcënuese për jetën dhe ajo pritet të shërohet.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas dokumenteve të gjykatës, dy gratë njiheshin përmes kishës, ndërsa viktima dyshohet se ishte në një lidhje me ish-të dashurin e Williams. Autoritetet fillimisht theksuan se mes dy grave nuk kishte pasur lidhje romantike apo familjare.

Rasti ka marrë një kthesë edhe më tronditëse pas seancës gjyqësore, ku u bë e ditur se Williams ishte përballur më parë me një tjetër akuzë për sulm ndaj një gruaje shtatzënë. Sipas dokumenteve gjyqësore, në vitin 2025 ajo ishte akuzuar për sulm ndaj motrës së saj, e cila në atë kohë ishte gjashtë muajshe shtatzënë.

Rasti ishte pushuar më vonë, pasi viktima kishte kërkuar rrëzimin e akuzës dhe Williams kishte përfunduar një kurs 10-orësh për menaxhimin e zemërimit.

Gjatë paraqitjes së fundit në gjykatë u përmend gjithashtu se edhe vetë Williams mund të ketë qenë shtatzënë në kohën e sulmit të fundit, sipas raportimeve të mediave amerikane. 19-vjeçarja tani përballet me akuzën për sulm të rëndë me armë të rrezikshme. Sipas aktakuzës, ajo dyshohet se i shkaktoi viktimës lëndime trupore duke përdorur thikën.

Williams pritet të paraqitet sërish para gjykatës më 24 gusht. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com