Çiklisti Tadej Pogaçar u tregoi që në fillim rivalëve se edhe në Vuelta… “Gara e fundit trejavore e sezonit vështirë se mund të kishte nisur më mirë për sllovenët. Para hyrjes së apartamentit të tij në Monaco, fati i qindtatave ishte sërish në anën e Tadej Pogaçarit, i cili kështu që në etapën e parë veshi fanellën e kuqe të liderit të Vueltës”, ka shkruar media sllovene “Delo”.
“Nuk fitoj shpesh në kronometër. Edhe në Zvicër, kundër Wout van Aertit, ishte diçka e ngjashme. Me sa duket, kam edhe pak fat”, t ha me buzëqeshje Pogaçar, kur kronometri tregoi se ishte vetëm nëntë të qindtat e sekondës më i shpejtë se Ethan Hayter. Edhe pse nuk dëshiron të dëgjojë fare për këtë, tani ai ka mundësinë ta përmirësojë edhe më tej arritjen e tij nga Giro d’Italia.
“Kam kujtime shumë të bukura nga kjo garë, por herën e fundit kur isha në Vuelta, isha ende shumë i ri..”.
