Dua Lipa publikon fotot e para nga dasma luksoze në Sicili

0%

Shpërndaje në: Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar fotografitë e para nga dasma e saj luksoze me aktorin Callum Turner, e organizuar në Palermo të Sicilisë, pas ceremonisë intime që çifti kishte mbajtur më herët në Londër. Ylli i muzikës ndau në Instagram një seri fotografish nga festimet në Itali.

Në foto, çifti shihet duke pozuar në një ballkon, duke vallëzuar dhe duke ndarë momente emocionale nën vellon e nuses. Dua e shoqëroi publikimin me mbishkrimin e thjeshtë: “Mr. and Mrs.”. Ceremonia kryesore u mbajt më 6 qershor në vilën historike Valguarnera në Palermo, duke kurorëzuar një festë treditore të organizuar në Sicili.

Për këtë rast, Dua Lipa zgjodhi një fustan nusërie luksoz të zbukuruar me diamante, i dizajnuar nga ikona e modës, Donatella Versace. Këngëtarja ecën drejt altarit në një pistë prej rreth 200 metrash, e rrethuar nga rreshta me lule. Në festë morën pjesë më shumë se 200 mysafirë nga bota e showbizit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mes tyre ishte edhe legjenda e muzikës, Elton John, i cili sipas raportimeve performoi në mbrëmjen e dasmës. Të pranishëm ishin gjithashtu artistët Olivia Dean, Mark Ronson dhe Charli XCX.

Burimi: Koha