Policia në Kumanovë ka privuar nga liria një 30-vjeçar, pas një denoncimi për një incident ndaj një vajze 18-vjeçare. Më , rreth orës , nëpunës policorë të SPB Kumanovë e kanë ndaluar N.J. (30) nga Kumanova.
Sipas denoncimit, më 20 gusht, rreth orës , teksa 18-vjeçarja po lëvizte në rrugën “Nikolla Karev” në Kumanovë, i dyshuari dyshohet se e ka prekur në trup, pas së cilës është larguar nga vendi me motoçikletë. N.J. është ndaluar në stacionin policor. Policia njofton se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
