Raundi i dytë i votimit joformal: Kush janë kandidatët dhe kush ka më

0%

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka mbajtur sot, më , raundin e dytë të votimit joformal (straw poll) për zgjedhjen e pasardhësit të António Guterres. Mandati i sekretarit aktual portugez përfundon më dhe mandatari i ri duhet të nisë detyrën më . Votimi është i fshehtë dhe jo detyrues, por shërben për të matur mbështetjen e 15 anëtarëve të Këshillit ndaj kandidatëve.

Tetë kandidatë janë aktualisht në garë: • Carolyn Rodrigues-Birkett (Guajana), ambasadore e përhershme e vendit në OKB dhe ish-ministre e Punëve të Jashtme. • Rebeca Grynspan (Kosta Rika), sekretare e përgjithshme e UNCTAD dhe ish-zëvendëspresidente. • Rafael Grossi (Argjentinë), drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA). • Macky Sall (Senegal), ish-president i Senegalit. • Olara Otunnu (Uganda), ish-nënsekretar i përgjithshëm i OKB-së. • María Fernanda Espinosa (Ekuador), ish-presidente e Asamblesë së Përgjithshme dhe ish-ministre e Jashtme. • Michelle Bachelet (Kili), ish-presidente e Kilit dhe ish-komisionere e lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut. • Ivonne A-Baki (Ekuador), diplomate dhe ish-ambasadore, nominuar së fundmi nga Tonga.

Sipas rezultateve të qarkulluara nga burime diplomatike nga OKB-ja, në raundin e dytë kryeson Carolyn Rodrigues-Birkett me 8 vota “encourage” (inkurajuese), 3 “discourage” (dekurajuese) dhe 4 “no opinion”. Rebeca Grynspan dhe Rafael Grossi kanë secili 7 vota “encourage”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Macky Sall ka 6, Olara Otunnu 5, María Fernanda Espinosa 4, Michelle Bachelet 2, ndërsa Ivonne A-Baki ka 0 vota inkurajuese. Në raundin e parë, më 30 korrik, Grynspan kishte udhëhequr me 10 vota “encourage”, e ndjekur nga Rodrigues-Birkett me 9 dhe Grossi me 7. Tani situata ka ndryshuar lehtësisht, duke e vendosur ambasadoren e Guajanës në krye.

Për t’u rekomanduar nga Këshilli i Sigurimit, një kandidat duhet të sigurojë të paktën 9 vota pozitive dhe të shmangë veton e ndonjërit prej pesë anëtarëve të përhershëm (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina). Vetëm pas kësaj, Asambleja e Përgjithshme e miraton formalisht emërimin.

Një burim diplomatik nga margjinat e OKB-së në New York na tha se tradita e rotacionit gjeografik favorizon fort një kandidat nga grupi i Amerikës Latine dhe Karaibeve.

“Gjithashtu, tha ai, ekziston presion i fortë që OKB-ja të ketë për herë të parë një grua në krye.” Dhe ajo mundet të jetë Rodrigues-Birkett ose Grynspan, ndërsa Grossi mbetet aktualisht një nga pretendentët më të fortë, por procesi mbetet i hapur, tha i njëjti burim. Raundet e ardhshme do të vazhdojnë derisa Këshilli të arrijë konsensus.

Organizata e Kombeve të Bashkuara aktualisht përballet me sfida të mëdha, konflikte, ndarje gjeopolitike dhe nevojë për reforma. Prandaj, zgjedhja e udhëheqësit të ri shihet si vendimtare nga qarqet diplomatike në New York.

Burimi: Bota Sot