Shabani vazhdon besnikërinë ndaj Struga Trim Lumit

0%

Veterani Bunjamin Shabani do të mbetet pjesë e Struga Trim Lum edhe për dy vite të tjera. Klubi strugan ka konfirmuar rinovimin e kontratës me mesfushorin me përvojë, i cili tashmë është i lidhur me ekipin deri në verën e vitit 2028. Shabani është një nga futbollistët e paktë që ka mbijetuar procesin e rindërtimit të skuadrës gjatë kësaj vere.

Pas një sezoni zhgënjyes, ku Struga Trim Lumi nuk arriti të sigurojë pjesëmarrjen në garat evropiane, ishte e pritshme që të ndodhnin ndryshime të shumta në përbërjen e ekipit. Një numër futbollistësh janë larguar nga klubi, por drejtuesit kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin me Shabanin, duke vlerësuar kontributin e tij të madh në sukseset e skuadrës gjatë viteve të fundit.

Kontrata e re konsiderohet edhe si një shpërblim për paraqitjet e tij të qëndrueshme dhe përkushtimin që ka treguar me fanellën kuqezi të Struga Trim Lumit, ku vazhdon të mbetet një nga figurat më të rëndësishme dhe më me përvojë të ekipit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot