Protesta e 21-të kundër qeverisë, diaspora zbarkon në kryeqytet

0%

Ditën e sotme mbahet protesta e 21-të kundër qeverisë. Protestës së sotme i është bashkuar edhe diaspora. Emigrantët me automjetet e mbuluara me flamuj kuqezi kanë mbërritur pak më herët në kryeqytet. Pjesëmarrja e tyre u paralajmërua në tubimin e djeshëm gjatë fjalimeve të qytetarëve. Qytetarët mblidhen fillimisht tek sheshi Skënderbej dhe më pas zhvendosen para Kryeministrisë.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama ndërsa në pankartat dhe banderolat që mbajnë ka mesazhe kundër të gjithë klasës politike

Burimi: Bota Sot