Gjykata në SHBA rrëzon pezullimin e vizave për Kosovën dhe 74 vende

0%

Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar pezullimin e shqyrtimit të vizave për migrantë nga 75 vende, përfshirë Kosovën, duke e cilësuar vendimin e administratës amerikane si të kundërligjshëm.

Sipas REL-it, Gjykata e Qarkut Jugor të Nju Jorkut vlerësoi se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte tejkaluar autoritetin e tij me vendimin për pezullimin e procesimit të vizave. Masa kishte hyrë në fuqi në janar dhe përfshinte shtetas nga 75 vende, mes tyre Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.

Gjykatësja Jeannette Vargas konstatoi se zyrtarët konsullorë ishin udhëzuar gabimisht që të refuzonin aplikimet për viza emigrimi vetëm mbi bazën e vendit të origjinës së aplikuesve. Në listën e vendeve të prekura ishin edhe Afganistani, Egjipti, Brazili, Iraku, Nigeria, Somalia, Tajlanda dhe Jemeni.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Departamenti amerikan i Shtetit kishte arsyetuar pezullimin me pretendimin se migrantët nga këto vende përfitonin ndihma sociale në nivele të papranueshme. Administrata amerikane ka të drejtë ta apelojë vendimin e gjykatës federale.

Presidenti Donald Trump kishte publikuar më herët një listë të vendeve, migrantët e të cilave, sipas tij, përfitonin ndihma sociale nga Qeveria amerikane, ku përfshihej edhe Kosova. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com