Kërcënoi se do ta digjte shtëpinë, arrestohet një person në Shtime

0%

Një person është arrestuar në Shtime, pasi dyshohet se ka shkaktuar probleme në familje, duke kërcënuar se do ta digjte shtëpinë dhe duke gjuajtur me gurë në drejtim të prindërve të tij. Sipas raportit të Policisë, pas kryerjes së veprës, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por nuk arriti t’iu shmangej për një kohë të gjatë autoriteteve.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet si “Sulm & Dhunë në Familje”.

Burimi: Bota Sot