Të shtëna me armë në aheng familjar në Shtime, policia konfiskon

0%

Të shtëna me armë janë raportuar gjatë një ahengu familjar në Davidoc të Shtimes. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Një i dyshuar ka dorëzuar një pistoletë me gaz dhe tre fishekë, ndërsa gjatë intervistimit ka deklaruar se kishte shtënë 2-3 herë në ajër.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, kurse pas inicimit të rastit, ai është liruar.

Burimi: Bota Sot