E diela pritet të sjellë mot kryesisht me diell dhe të ngrohtë, pa reshje. Temperaturat do të jenë disi më të ulëta krahasuar me ditën e sotme që arritën deri në 38 gradë. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 11°C deri në 16°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 29°C deri në 34°C.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe veriperëndimi, me shpejtësi prej 1–4 m/s.
Burimi:
Bota Sot
