Dy në paraburgim, një në arrest shtëpiak | Vendos Gjykata për tre të

0%

Ka zhvillime të reja në hetimet për të shtënat me armë zjarri në sheshin “Isa Boletini” në Mitrovicë, rast ky që po hetohet si “Vrasje në tentativë” dhe për të cilin deri më tani janë identifikuar katër persona të dyshuar.

Sinjali mëson se tre prej tyre kanë dalë tashmë para gjyqtarit të procedurës paraprake, ndërsa për dy është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh dhe për të tretin arresti shtëpiak.

Në këtë rast të dyshuar janë Endri Cakiqi 18 vjeçar, Albi Cakiqi 24 vjeçar, Valon Hyseni 29 vjeçar dhe Valton Hyseni , ky i fundit që, sipas informacioneve të fundit, vazhdon të jetë në arrati dhe në kërkim policor. Rasti lidhet me të shtënat e 9 gushtit në një objekt banesor në sheshin “Isa Boletini”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Policia kishte gjetur derën e një banese me vrima nga predhat, ndërsa dyshohet se nga brenda saj ishte shtënë në drejtim të disa personave që ndodheshin në korridor. Por hetimet në vendngjarje kishin ngritur dyshime se armët ishin përdorur nga të dyja palët.

Në korridor janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, të cilat dyshohet se u përkasin kalibrave të ndryshëm, ndërsa të dëmtuara kishin mbetur dy dyer të banesave përballë njëra-tjetrës. Personat që ndodheshin në banesë ishin larguar pas incidentit, ndërsa motivi i përplasjes nuk është bërë ende i ditur.

Hetimi mori kthesë më 20 gusht, kur Endri Cakiqi dhe Albi Cakiqi u vetëdorëzuan në Polici, të shoqëruar nga avokatët e tyre mbrojtës. Njëri prej tyre dorëzoi edhe një pistoletë të tipit “Zastava”, për të cilën pretendoi se ishte arma e përdorur në ngjarje. Arma është sekuestruar për ekzaminimet përkatëse.

Pas intervistimit të dy të dyshuarve, hetuesit identifikuan edhe Valon dhe Valton Hysenin si persona të dyshuar në kuadër të rastit. Policia i kërkoi në shtëpi, por fillimisht nuk i gjeti. Pas lënies së ftesave për paraqitje të menjëhershme, Valon Hyseni u paraqit në Polici, ku u intervistua në praninë e mbrojtësit dhe u ndalua për 48 orë.

Ndërkaq, Valton Hyseni nuk është paraqitur dhe vazhdon të kërkohet nga Policia. Zhvillimi i fundit ka ardhur më 21 gusht. Tre të dyshuarit që ndodheshin në ndalim janë dërguar para gjyqtarit të procedurës paraprake dhe, pas përfundimit të seancës, dy prej tyre janë dërguar në paraburgim për 30 ditë, ndërsa ndaj të tretit është caktuar arresti shtëpiak.

Hetimet për rastin vazhdojnë, ndërsa tashmë vëmendja është përqendruar edhe te lokalizimi i të dyshuarit të katërt. Ekskluzive | 11 ditë në kërkim pas të shtënave në Mitrovicë – dorëzohen dy vëllezërit Cakiqi, njëri sjell edhe armën në Polici Ekskluzive | Ky është i dyshuari që po kërkohet për të shtënat në Mitrovicë – tre përfundojnë në ndalim, një në arrati Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com