Bayern Munich ka fituar Superkupën e Gjermanisë në përballjen kundër Borussia Dortmund. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Signal Iduna Park” përfundoi me rezultanin 2-1 në favor të bavarezve. Takimi u hap me golin e blerjes më të re të Bayern, Nathaniel Broën në minutën e 28-të, në 42-të ishin verdhezinjtë që barazuan por u anuluan nga VAR-i.
Në minutën e 42-të shënoi Micheal Olise duke i dërguar shifrat në 2:0 në fund të pjesës së parë. Në të dytën ishte Dortmund më kërkuse për të gjetur golin duke shënuar me anë të Fabio Silva në minutën e 75-të duke ngushtuar shifrat. Por vetëm kaq, Bayern Munich rrëmben trofeun e parë të këtij sezoni.
