Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër () do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullim për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë. Sipas njoftimit të Ministrisë, kufizimi do të zbatohet në autoudhë nga ora deri në , për shkak të temperaturave të larta të parashikuara, të cilat pritet të arrijnë në 32 gradë Celsius ose më shumë.
Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve të tilla do të lejohet pa kufizime. Nga ky kufizim do të përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
“Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”- njofton ministria. Instituti Hodrometeorologjik i Kosovës ka paraparë se Kosova gjatë kësaj të diele () do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta, të cilat pritet të arrijnë deri në 38 gradë Celsius.
