Tragjike në Gjakovë | 48-vjeçari gjendet pa shenja jete në një banesë

0%

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të 22 gushtit në rrugën “UÇK” në Gjakovë, ku një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një banese. Sinjali mëson se viktima është Fatos Xhahnemi , 48 vjeçar. Rasti është denoncuar përmes linjës emergjente 192, pasi ishte ngritur dyshimi se brenda banesës ndodhej një person pa shenja jete.

Menjëherë pas informatës, në adresën e raportuar kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor. Pavarësisht ndërhyrjes, për 48-vjeçarin nuk kishte më çfarë të bëhej. Rreth orës , ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Familjarët e viktimës janë intervistuar lidhur me rrethanat që mund t’i paraprinin ngjarjes.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, ata kanë deklaruar se Xhahnemi vuante prej vitesh nga probleme shëndetësore dhe se familjarët përkujdeseshin vazhdimisht për të. Familjarët e kanë përshkruar atë si njeri të qetë, i cili nuk kishte probleme apo konflikte me të tjerët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për shkak të rrethanave të vdekjes, në vendngjarje janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale, ndërsa është njoftuar Instituti i Mjekësisë Ligjore. Për rastin janë vënë në dijeni Prokurori kujdestar për Krime të Rënda dhe Kryeprokurori, ndërsa është urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.

Rasti është hapur si “Hetim i vdekjes” dhe vetëm rezultatet e ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe hetimeve pritet të sqarojnë shkakun dhe rrethanat e vdekjes. Sinjali do të përmbahet nga spekulimet rreth shkakut të vdekjes deri në përfundimin e ekzaminimeve përkatëse. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com